Presidentja Shiroka-Pula viziton për herë të parë FSK-në në cilësinë e Komandantes Supreme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar vizitën e saj të parë zyrtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), në cilësinë e Presidentes dhe Komandantes Supreme të FSK-së.
Me këtë rast, ajo është pritur në takim nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka informuar Presidenten për punën dhe angazhimet e Ministrisë së Mbrojtjes, procesin e zhvillimit dhe modernizimit të FSK-së, si dhe objektivat dhe prioritetet në fushën e mbrojtjes.
Ai gjithashtu i ka uruar presidentes Shiroka-Pula suksese në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.



