Arrestohen katër persona për rastin e Arlinda Zekajt
24 nëntor 2026
| 12:42
Katër persona raportohet se janë arrestuar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për të afërm të familjes së ish-bashkëshortit të Arlindës, Jeton Sylajt.
Arlinda u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë, nga ish-kunati i saj, Albert Sylaj.
Rasti i saj dëshmoi se shteti kishte dështuar t’i ofronte mbrojtje, ndonëse e ndjera kishte kërkuar ndihmë nga institucionet dhe kishte pasur urdhër mbrojtës.



