Tarifa prej 17 eurosh për rikyçjen e rrymës, kryetari i Bordit të ZRrE-së: Paratë u kthehen konsumatorëve në fund

24 nëntor 2026 | 11:42

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka nisur raportimin në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion në Kuvendin e Kosovës.

Në fillim të mbledhjes është ngritur çështja e tarifës që paguajnë qytetarët për shkyçjen dhe rikyçjen e energjisë elektrike.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, e ka kritikuar këtë tarifë, duke e konsideruar si ngarkesë për qytetarët.

“Si ka mundësi, sa janë çmimet e kyçjes dhe shkyçjes në rajon? Kjo tarifë prej 17 eurosh e ngarkon qytetarin. Pse qytetarët e Kosovës me pagu 17 euro?”, ka thënë Kërçeli.

Kryetari i Bordit të ZRrE-së, Driton Gojani, i është përgjigjur se të hyrat nga këto tarifa u kthehen konsumatorëve përmes rregullimit të të hyrave të operatorit.

“Kjo është çështje që mbetet të rishikohet. Çdo e ardhur që vjen nga shkyçja dhe kyçja, i kthehet konsumatorit në fund”, ka thënë Gojani.

Por Kërçeli e ka kundërshtuar sërish këtë përgjigje.

“Ngarkesa është veç për një qytetar. 20 euro s’ka pasë me pagu rrymën, po e ngarkojmë 34, atij s’i kthehet”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Sot po mbahet seanca për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,…