5 vjet pa krerët e UÇK-së, veprimtari Sali Bislimi: Pesë vite në paraburgim janë turpi i drejtësisë ndërkombëtare

05 nëntor 2025 | 23:26

Me rastin e pesëvjetorit të paraburgosjes së krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, veprimtari Sali Bislimi, ka shkruar në “Facebook” se pesë vite në paraburgim janë turpi i drejtësisë ndërkombëtare dhe i vetë Kosovës, që i la ata në mëshirën e Zotit.

Bislimi ka thënë se shqiponjat do të fluturojnë sërish.

“Shqiponjat do të fluturojnë sërish. Ju e keni lindur Kosovën me forcën e dashurisë, dhe me lirinë e saj qëndroni në lartësi, sepse jeni bij shqiponjash që nuk ju prekin dot jargët e ziliqarëve e tradhtarëve. Pesë vite në paraburgim janë turpi i drejtësisë ndërkombëtare dhe i vetë Kosovës, që ju la në mëshirën e Zotit!”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Serbinë për veprimet…