50 gra dhe vajza i bashkohen Vetëvendosjes në Vushtrri

21 mars 2019 | 13:35

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se gratë dhe vajzat gjithandej nëpër Kosovë po i bashkohen kësaj lëvizje.

Kjo lëvizje ka theksuar se i janë bashkuar rreth 50 gra dhe vajza në Vushtrri.

“Në vazhdën e aktiviteteve të muajit mars, në secilën qendër të Lëvizjes Vetëvendosje, për çdo ditë gratë dhe vajzat po bashkohen dhe aktivizohen në Lëvizje. Dje në Vushtrri u mbajt tubimi me rastin e anëtarësimit të rreth 50 grave e vajzave në Lëvizjen Vetëvendosje. Zgjerimi i organizatës dhe marrja pjesë edhe e grave në të është dëshmi që barazia gjinore është e mundur”.

“Mbështetja e rritur e grave dhe e vajzave për lëvizje tregon se vetë Lëvizja është një domosdoshmëri e shoqërisë dhe determinuese për të ardhmen tonë kolektive, ndërsa gratë janë kushti i Lëvizjes për ndryshime shoqërore. Anëtaret e reja u priten nga nënkryetarja e Lëvizjes dhe deputetja Fatmire Kollçaku, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala dhe nga Fjolla Ujkani, drejtuese e Sekretariati të Gruas Aktiviste në nivel Qendre. Në një bashkëbisedim të afërt me plotë entuziazëm dhe shpresë Lëvizja dhe gratë tregojnë se janë të gatshme për ndryshime të mëdha”, ka njoftuar Vetëvendosje.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Surpriza në ndeshjet e NBA-s, siç është fitorja 107-102 që…