52 vite burgim për grupin e Lazaratit

02 shkurt 2018 | 13:11

52 vite burgim në total ka dhënë Gjykata për Krimet e Rënda në Shqipëri për të ashtuquajturin “Grupi i Lazaratit”.

Arbion Aliko është ai që ka marrë dënimin më të madh. 13 vite burgim ka dhënë gjykata për të, ndërkohë që Gurgaz Skënderi është dënuar me 11 vite burgim.

Nga 10 vjet burgim janë dhënë për Erik Skënderin dhe Alfred Prokon, ndërsa Beqo Brahimi është dënuar me 8 vite.

Të pandehurit u shpallën fajtorë për ngjarjet e qershorit 2015, ku mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha.

(Top Channel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Ballkani e ka shkëputur bashkëpunimin me trajnerin Zymer Elshani.…