54 të lënduar nga aksidenti mes dy autobusëve në Athinë, mes tyre 17 fëmijë

04 korrik 2025 | 16:44

Një aksident mes dy autobusëve në zonën e Vulës të Athinës, la të lënduar 54 persona.

Sipas raportimeve të Euronews.al, tre prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Duke iu referuar raportimeve, bëhet e ditur se në mesin e 54 të lënduarve janë edhe 17 fëmijë. Tre të rritur janë në gjendje të rëndë, sidomos një i moshuar që ka dëmtime të shumta nga përplasja.

Në vendngjarje kanë mbërritur tetë autoambulanca, dy motoçikleta të ndërhyrjes së shpejtë dhe tri njësi lëvizëse të emergjencës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tomas Partey, ish-mesfushori i Arsenalit, është zyrtarisht i akuzuar nga…