542 viktima në 24 orët e fundit në Itali nga COVID-i

09 prill 2020 | 11:13

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të infektuarve dhe të vdekurve nga virusi korona. Numri i viktimave ka shkuar në 17 669, që do të thotë janë 542 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet e reja 3 836 e kanë çuar numrin e përgjithshëm në 146 690, numri i të shëruarave ka shkuar në 26 491, kurse 3 693 janë në gjendje kritike, sipas worldmeters.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 85 374.

Italia ka pasur prej disa ditësh ulje të rasteve të reja, vdekjeve si dhe personave që janë në gjendje kritike. Ndërkohë që në total numri i rasteve aktive është rritur me 1 195.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juna Musa, një mjeke shqiptare në Minesota dhe njëkohësisht Kandidate…