Vendet me vaksinën e tuberkulozit, 6 herë më pak vdekshmëri

09 prill 2020 | 11:13

Juna Musa, një mjeke shqiptare në Minesota dhe njëkohësisht Kandidate Shkencore post doktorale, dha për shqiptarët një lajm shumë pozitiv lidhur me COVID-19.

Ajo citoi një studim të ri të evidentuar nga “John Hopkins University”, sipas të cilit shkalla e vdekshmërisë në banorët e vendeve që kanë kryer vaksinën e tuberkulozit është më e ulët.

“Shkalla e vdekshmërisë në vendet që kanë gjerësisht imunizimin me vaksinën e tuberkulozit është 6 herë më e ulët”, tha mjekja shqiptare duke cituar studimin e universitetit dinjitoz.

“Kjo mund të japi shpjegim përse ne kemi një shkallë vdekshmërie të ulët dhe sasia e infektimit është më e ulët, krahasuar me Francën dhe Italinë”. Kështu u shpreh në një lidhje në “Opinon” Juna Musa, e cila punon si mjekë në klinikën e njohur “Mayo Clinic”.

“Një tjetër studim është bërë tek amerikanë nativë tregoi që vaksinimi në fëmijëri për tuberkulozin është efektiv dhe mbrojtës edhe  60  apo 70 vite pas vaksinimit”, tha Musa.

Kujtojmë që Shqipëria të paktën prej vitit 1960 e ka patur në protokollin e detyrueshëm vaksinën e tuberkulozit, e cila kryhet tek fëmijët sapo lindin./Opinion

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19. Si pasojë…