55 aktakuza kundër 73 personave

20 nëntor 2020 | 11:27

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 55 aktakuza kundër 73 personave për vepra të ndryshme penale.

Është bërë me dije se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar.

Gjithashtu, sipas Prokurorit të Shtetit janë paraqitur tetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetë personave dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një personi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka hapur konferencën “Diaspora flet 2020” ku…