57-shi i PDK-së, Shaip Kadriaj nderon dëshmorët e kombit në Studençan

19 maj 2026 | 22:23

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaip Kadriaj, i cili garon me numrin 57 në zgjedhjet e 7 qershorit, ka marrë pjesë në Turnirin Tradicional “Dëshmorët e Kombit” në Studençan të Suharekës.

Përmes një postimi, Kadriaj ka vlerësuar rëndësinë e këtij organizimi, i cili mbahet në nderim të dëshmorëve të lirisë dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Turniri Tradicional ‘Dëshmorët e Kombit’ në Studençan është një organizim në nderim të dëshmorëve të lirisë dhe sakrificës së UÇK-së. Me respekt e mirënjohje të përhershme për të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit. Lavdi UÇK-së dhe heronjve të kombit”, ka shkruar Kadriaj.

Shaip Kadriaj është sekretar i Degës së PDK-së në Zvicër dhe kandidat për deputet në listën e PDK-së me numrin 57.

PDK 125 ✓
Bedri Hamza 1 ✓
Shaip Kadriaj 57 ✓

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besim…