Besim Hoxha dhe Ganimete Musliu koordinojnë fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit
19 maj 2026
| 22:09
Kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77, dhe Ganimete Musliu, që garon me numrin 12, pas një dite të ngarkuar me takime të shumta me qytetarë, kanë gjetur kohë të pinë edhe kafe së bashku.
Besim Hoxha është kandidat i nominuar nga diaspora dhe kandidon për herë të parë në zgjedhjet parlamentare me numrin 77. Ndërkaq, Ganimete Musliu, e cila për disa mandate ka qenë deputete, edhe në këto zgjedhje garon me numrin 12 në listën e PDK-së.



