
591 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor
Bazuar në raportet nga klinikat Covid-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim mjekësor nga Covid-19, me 19 shtator 2021, janë 591 pacientë.
Prej tyre, 458 me oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 47 pacientë
Klinika Infektive III (Interno), 27 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë
Mjekimi Intensiv Covid-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 55 pacientë
Spitali i Gjakovës, 50 pacientë
Spitali i Pejës, 102 pacientë
Spitali i Gjilanit, 49 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 32 pacientë
Spitali i Ferizajt, 42 pacientë