SBASHK-u kundër që të ketë sërish shtyrje të mësimit

19 shtator 2021 | 11:47

Kanë mbetur pothuajse edhe dhjetë ditë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, e për këtë gjë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe se së bashku me Ministrinë e Arsimit kanë bërë përgatitjet e duhura.

“MASHTI bashkë me Drejtoritë Arsimore kanë deklaruar vazhdimisht edhe në takimet e përbashkëta se kanë bërë gjithë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe urojmë të jetë ashtu”, ka deklaruar Jasharaj.

Sipas Jasharajt mësimdhënësit dhe stafi teknik i shkollave janë vaksinuar dhe janë të kënaqur për faktin që të gjithë punëtorët e arsimit i janë përgjigjur kërkesës së tyre për vaksinim.

E në kuadër të kësaj i pari i SBASHK-ut thotë se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera të mësimit për shkak të problemeve që mund të paraqiten me zëvendësimin e orëve mësimore.

“SBASHK-u mendon se shtyrje të tjera të vitit të ri shkollor, pavarësisht situatës me Covid, nuk duhet të ketë, sepse do të krijohen probleme shtesë dhe do të ketë problem edhe lidhur me zëvendësimin e ditëve të humbura për arsye të dy shtyrjeve të vitit të ri shkollor”, ka thënë Jasharaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual dhe kandidati i pavarur edhe për një mandat,…