6 pacientë me koronavirus në Pejë në gjendje të rëndë

16 tetor 2020 | 08:34

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 21 pacientë me Covid-19 po trajtohen aty.

Sa i përket gjendjes së pacientëve, “14 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Njoftohet se një pacient është shëruar në 24 orët e fundit.

Spitali i Pejës ka njoftuar edhe mbi gjendjen e përgjithshme. Ndër të tjera, thuhet se janë kryer 16 operacione, ka pasur 6 lindje, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të…