60-tshja e PDK-së takon Limajn: Një takim plot respekt i ndërsjellë, për një bashkim të çeliktë
29 maj 2026
| 11:54
Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 60, Besa Ismaili-Ahmeti, ka takuar Fatmir Limajn, duke vlerësuar personalitetin e tij për vendin.
“Me z. Fatmir Limaj. Një takim plot respekt i ndërsjellë, për një bashkim të Çeliktë, për t’i thënë stop krizës dhe ndryshuar Kosovën”, ka shkruar Ismaili-Ahmeti.



