65 pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

20 qershor 2021 | 11:45

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si Covid-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 12 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë
2 në gjendje të rënduar
13të konfirmuar pozitivë
12 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjilanit, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 0 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enca Haxhia ditën e djeshme bëri një status në ‘Instastory’…