65 për qind e bizneseve të kënaqur me mjedisin fiskal në Kosovë

20 shtator 2018 | 11:02

Oda Amerikane në Kosovë ka kryer një anketë të titulluar “Pulsi në sektorin privat mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit” me mbi 500 biznese kosovare për të parë se si e vlerësojnë mjedisin fiskal në Kosovë.

Rreth 65 për qind e tyre u shprehën të kënaqur me mjedisin fiskal dhe sipas Odës Amerikane kjo do të jepte përgjigjen e kamotshme të bizneseve për heqjen e kësaj ngarkese tatimore.

“Vlerësimi pozitiv i sistemit fiskal në vitin 2018 përbën një të arritur të rëndësishme duke pasur parasysh që vetëm katër vjet më parë, rreth 60% e bizneseve janë shprehur të pakënaqur me mjedisin fiskal, në një hulumtim të ngjashëm të kryer me ndërmarrjet që operojnë në Kosovë në kuadër të studimit “Gjendja e Biznesit në Kosovë”, është bërë me dije në komunikatën e Odës Ekonomike Amerikane.

Ndërkaq, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit edhe kërkesën e saj të mëhershme për riaktivizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime të Ankesave të bizneseve karshi Administratës Tatimore dhe Doganës ose gjetjen e një mundësie tjetër për ofrimin e një mekanizmi, i cili do të mundësonte trajtimin e kontesteve në shkallë të dytë.

“Dyshkallshmëria në procedurë administrative përpos që është një e drejtë ligjore, do të ndikonte më tej në përmirësimin e mjedisit fiskal dhe rrjedhimisht mjedisit të përgjithshëm të të bërit biznes në vend”, thuhet më tej në komunikatë.

Po ashtu, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë inkurajon Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës që të vazhdojnë me masa të reja, përfshirë edhe zhvendosjen e mbledhjes së brendshme të tatimit mbi vlerën e shtuar të paralajmëruar të fillojë nga 1 janari 2019.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Rumanisë Bukureshti, ka mbledhur kryetarët dhe sekretarët e…