
65 persona me Covid-19 të shtrirë në Klinikën Infektive, pesë prej tyre në gjendje më të rëndë
19 qershor 2020
| 12:04
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 79 pacientë, prej tyre 65 raste janë të konfirmuara me Covid-19.
30 nga rastet pozitive me Covid-19 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.
Pesë prej rasteve pozitive janë në gjendje stabile dhe lirohen për vetizolim në shtëpi,
Klinika Infektive është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.