655 viktima në 24 orë nga koronavirusi në Spanjë

26 mars 2020 | 12:29

Të paktën 4 089 njerëz kanë vdekur tani nga Covid-19 në Spanjë dhe janë konfirmnuar 56 188 raste, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetit Spanjoll të lëshuar ditën e sotme.

Por rritja e numrit të vdekjeve prej 655 në 24 orët e kaluara ishte një rritje më e vogël sesa rekordi i ditës së djeshme të 25 marsit me 738 viktima.

Spanja vazhdon të jetë vendi me numrin e dytë të numrit të vdekjeve nga koronavirusi, pas Italisë, shkruan CNN.

Para së të mërkurës, Spanja kishte regjistruar 47 610 raste dhe 3 434 viktima.

Për shkak të situatës së rëndë nga Covid-19, ministrja e jashtme spanjolle Gonzalez, i kërkoi BE-së një përgjigje të përbashkët financiare në luftën ndaj pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxherit të Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, thuhet se do t’i…