67-shi, Hisen Berisha në Rahovec e Lubizhd të Hasit: Mobilizim për fitoren e PDK-së

16 dhjetor 2025 | 15:42

Gjenerali Hisen Berisha, kandidat për deputet i PDK-së me numër 67, ka mbajtur takime në Lubizhd të Hasit dhe në Rahovec, me miq e personalitete nga familje që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit, që kanë kanë pritur e përcjell luftëtarë të lirisë, si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, vajza e djem nga të gjitha trevat e Kosovës.

Berisha ka thënë se më 28 dhjetor duhet mobilizim qytetar për fitorën e madhe të PDK-së.

“Në Rahovecin e kulturës së punës, të bukëdhënies dhe të traditës. Një kafe me miq e personalitete nga familje që kanë lënë gjurmë në historinë e kombit; me figura të jetës publike e mediale dhe me anadrinas që gjithmonë kanë qenë në anën e duhur të historisë. Këtu fjala ka peshën e besës, ndërsa përkrahja është ortek që nuk ndalet, derisa të peshojë me tërë forcën në fitore. Në Lubizhd të Hasit, aty ku vlerat kombëtare marrin shpirt dhe historia flet me gjuhën e sakrificës. Treva që priti e përcolli luftëtarë të lirisë, heronj si Hashim Thaçi e Kadri Veseli, vajza e djem nga të gjitha trevat e Kosovës. Dje, sot dhe nesër, të mobilizuar dhe të bashkuar për fitoren e madhe, të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër…