Abdixhiku i shkruan Ursula von der Leyenit, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

16 dhjetor 2025 | 14:53

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se kryetari Lumir Abdixhiku, i ka shkruar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ka kërkuar heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Republikës së Kosovës.

LDK-ja ka vlerësuar se vazhdimi i këtyre masave është i pajustifikuar dhe nuk pasqyron zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend.

“Masat e Bashkimit Evropian po prodhojnë pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët e Kosovës dhe po dëmtojnë institucionet e shtetit.  Pushteti lokal në Republikën e Kosovës në komunat veriore tashmë është transferuar dhe është plotësuar kriteri i vendosur nga BE-ja.  Këto masa kanë dëmtuar drejtpërdrejt Kosovën dhe qytetarët e saj, e jo politikanët. Si pasojë, një numër i konsiderueshëm projektesh zhvillimore dhe investimesh të rëndësishme kanë mbetur të bllokuara dhe të parealizuara, duke penguar zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Evropian që të marrë vendim për heqjen e plotë të masave ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës, në përputhje me parimet e drejtësisë, proporcionalitetit dhe partneritetit”, ka njoftuar LDK-ja.

Sipas LDK-së, Republika e Kosovës meriton trajtim të drejtë dhe mbështetje konkrete në rrugëtimin e saj evropian!

Në vijim letra e kryetarit dhe kandidatit për kryeministër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku drejtuar presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen:

May be an illustration of text that says 'LDK KOSOVES DEMOCRATIC H.E. Ursula Prishtina, Leyen European Commission Commission Brussels Belgium Subject: President Against the Republic der Leyen, Kosovo. writing you my capacity Chairman Democratic League Kosovo (LDK), political force that since foundation, been deeply committed Republic , Europe has never been matter preserved political convenience, This orientation moderation, deep rather intent reality precisely because strong European commitment that] wish the ongoing measures imposed Kosovo. have been encourage and stability, their prolonged increasingly producing that beyond their initial These measures affecting ordinary citizens, institutional cooperation, while and European Union time when closer engagement regional stability. original between essential'May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se…