67-shi i PDK-së: Gratë gjakovare kanë qenë dhe mbeten shtylla morale, shoqërore dhe qytetare e Gjakovës dhe e Kosovës
Kandidati për deputet i PDK-së me numër 67, Hisen Berisha, ka theksuar se gratë gjakovare kanë qenë dhe mbeten shtylla morale, shoqërore dhe qytetare e Gjakovës dhe e Kosovës.
“Me dinjitetin që buron nga tradita, me forcën që lind nga sakrifica dhe me vizionin që ushqehet nga arsimi dhe kultura, ato sot janë zëri i fuqishëm i emancipimit shoqëror dhe politik”.
“Gjakova, qytet i dijes, i kulturës dhe i rezistencës qytetare, ka nxjerrë ndër breza nëna të urta, gra punëtore dhe intelektuale të shquara që kanë ditur ta bartin përgjegjësinë e familjes, shoqërisë dhe kombit. Zëri i nënave gjakovare ka qenë gjithmonë zë ndërgjegjeje, zë që mbron vlerat, drejtësinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”.

“Sot, ky zë përkthehet në përkrahje të qartë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për kandidatet për deputete që përfaqësojnë dinjitetin, profesionalizmin dhe vizionin për zhvillim”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ai ka theksuar se gruaja shqiptare sot është e pranishme dhe e respektuar në çdo fushë të shkencës dhe dijes, në administratë, në drejtimin e institucioneve shtetërore, deri në nivelet më të larta akademike e shkencore.
“Mbështetja e grave gjakovare për PDK-në dhe për kandidatet e saj nuk është vetëm zgjedhje politike, por shprehje e një vetëdijeje qytetare që e njeh vlerën e kontributit, përgjegjësisë dhe vizionit afatgjatë për Kosovën. Është besim në një të ardhme ku gruaja jo vetëm përfaqësohet, por udhëheq, vendos dhe ndërton politika në shërbim të familjes, shoqërisë dhe shtetit”.
“Gjakova, me traditën e saj të dijes dhe kulturës, e dëshmon edhe një herë se emancipimi i gruas është themel i zhvillimit të shoqërisë, dhe se zëri i grave gjakovare është zë force, urtësie dhe shprese për Kosovën e së nesërmes.
#HisenBerisha67 #BedriHamza1 #PDK130”, ka shkruar Hisen Berisha, kandidat për deputet i PDK-së me numër 67.



