110-shi i AAK-së, Durim Halilaj: Gjithmonë krah teje Kosovë!
Durim Halilaj rrugëtimin e tij politik në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e ka nisur me një qëllim të vetëm: të jetë gjithmonë krah qytetarëve, në punë, në përgjegjësi dhe në vendimmarrje. Gjatë dy mandateve të qeverisjes së Ardian Gjinit në Komunën e Gjakovës, Halilaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit për Buxhet dhe Financa, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në menaxhimin financiar të komunës. Po ashtu, ai ka udhëhequr edhe Kolegjin për Buxhet dhe Financa në nivel vendi, duke dëshmuar profesionalizëm dhe përvojë institucionale.
Në dy palë zgjedhje radhazi, Durim Halilaj ka fituar besimin e qytetarëve të Gjakovës, duke u zgjedhur asambleist komunal. Tani, ai kërkon mbështetjen qytetare për të përfaqësuar Kosovën si deputet në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të AAK-së.
Halilaj premton se dijen, përvojën, fuqinë dhe kapacitetet e tij intelektuale do t’i vë në shërbim të Kosovës dhe të interesit publik. Ai garon në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me numrin 110, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.




