Gërvalla: Raporti për vrasjen e Arlindës nuk është i plotë, evidentohen mangësi serioze
30 tetor 2026
| 09:33
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë dalë në konferencë për media lidhur me rastin e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj.
Gjatë konferencës, Gërvalla bëri të ditur se raporti i përgatitur për këtë rast është pjesërisht i plotë, ndërsa dokumentacioni i shqyrtuar ka nxjerrë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale.
Ajo theksoi se konstatimi më shqetësues i raportit është se vrasja e Arlinda Zekajt nuk ndodhi pa paralajmërim.
“Raporti është pjesërisht i plotë. Dokumentacioni i shqyrtuar vë në pah mangësi serioze, vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda nuk u vra pa paralajmërim”, deklaroi Gërvalla.



