Vrasja në Kosovë, përgjegjësia institucionale dhe deshtimi në mbrojtje të qytetarit kur kërkon ndihmë

29 tetor 2026 | 22:30

Shkruan: Hisen Berisha

Vrasja e fundit në Kosovë, të një gruaje/nënë, është një çështje shumë më e rëndë se përkufizimi ligjor, sepse lidhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarit dhe përgjegjësinë e shtetit.

Nga biseda e publikuar ku viktima kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, çështja nuk mund të trajtohet më vetëm si një rast penal që përfundon me identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të krimit.
Në ketë rrethanë, duhet të hetohet jo vetëm autori i krimit, por edhe mënyra se si policia, prokuroria dhe institucionet e tjera i kanë trajtuar kërkesat e saj.

Si ushtarak, jurist i sprovuar me çështje të sigurisë, Qeverisë do t’i propozoja tri masa konkrete.

Së pari, një hetim të plotë dhe të pavarur për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit institucion dhe të secilit zyrtar, aty ku konstatohet neglizhencë.

Të konsolidohet, një mekanizëm prifesional për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e menjëhershme të çdo personi që raporton kërcënime serioze, me përgjegjësi të qarta dhe koordinim ndërmjet policisë, prokurorisë dhe shërbimeve sociale.

Dhe e fundit, raportimi publik para Kuvendit për dështimet e konstatuara dhe një plan konkret për parandalimin e rasteve të ngjashme, me afate, përgjegjësi dhe mbikëqyrje parlamentare.

Nuk mjafton që pas çdo tragjedie të shprehim keqardhje dhe të premtojmë masa e vëmë afate për raportim nga Ministrat e linjës. Këtu duhet shkarkime direkte dhe penalizime, sepse rrethanat e vrasjes dhe dështimi institucional po e raportojnë përgjegjësinë zingjirore subordinuese.

Tallja me këtë çështje në Kuvend kërkon përgjegjësi politike.
Për këtë arsye, ministrja e Drejtësisë duhet të japë dorëheqje.
Po ashtu, për degradimin e kapaciteteve operative të Policisë dhe përgjegjësinë institucionale në këtë fushë, dorëheqje duhet të japë edhe ministri i Punëve të Brendshme.

Kurse e tërë përgjegjësia e dështimit institucional e ligjor të shtetit, akumulohet te Kryeministri – i cili me ketë kurs politik e qeverisës po tregon se e ka mision.

Qeveria duhet të dëshmojë se ku dështoi sistemi, kush mban përgjegjësi dhe çfarë do të ndryshojë që një tragjedi e tillë të mos përsëritet.

Shteti matet jo vetëm me ligjet që miraton, por edhe me aftësinë për ta mbrojtur jetën e qytetarit kur ai kërkon ndihmë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Cristiano Ronaldos do t’i duhen vetëm edhe 15 gola në…