As Xhelal Sveçla nuk e mendon dorëheqjen

30 tetor 2026 | 10:13

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se nuk e sheh dorëheqjen e tij si zgjidhje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Duke folur në konferencën për media, Sveçla ka rikujtuar se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqje nga një pozitë që mbante, ndonëse, siç tha, nuk kishte përgjegjësi për rastin e atëhershëm.

“Para 10 vitesh kam dhënë dorëheqje nga pozita… pa pasë kurrfarë përgjegjësie për rastin e atëhershëm, duke menduar se dorëheqja ime do të kontribuonte në përmirësimin e praktikave në atë fushë, tash unë nuk mendoj se dorëheqja jonë do të kontribuonte në fuqizimin e gruas, në të drejtat e saj se ne jemi të angazhuar qind për qind në atë pikë. Jam me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin e protestuesve.”

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…