7 policë vriten në Nigeri

09 maj 2021 | 14:18

Të paktën 7 policisë janë vrarë pas një përplasje me persona  të armatosur në shtetin e pasur me naftë, Rivers, në Nigeri.

Mediat e huaja bëjnë me dije se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr në një pikë kontrolli në shtetin jugor, pastaj gjuajtën në dy stacione policie, duke vrarë oficerë dhe duke djegur makina patrullimi.

Ndërkohë në përplasjen me armë kanë humbur jetën dhe dy prej agresorëve, ndërkohë janë shpallur në kërkim të tjerët. Nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje .

Një numër oficerësh policie dhe ushtarësh janë vrarë në rajon javët e fundit, gjë që ka shkaktuar shtetrrethim gjatë natës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Regjisorja nga Kosova, Blerta Basholli thotë se tri çmimet kryesore…