7-shi i PDK-së, Rrahman Rama: Vushtrria ka mundësinë t’i zgjedhë përfaqësuesit që merren me kërkesat dhe shqetësimet e këtij qyteti

05 qershor 2026 | 12:55

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 7, Rrahman Rama, ditën e parafundit të fushatës e ka nisur me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kandidatët për deputetë nga kjo komunë.

Me këtë rast, Rama ka thënë se “Vushtrria ka mundësinë të zgjedhë përfaqësues që do të merren me kërkesat dhe shqetësimet e këtij qyteti”

“Ditën e kam nisur me një kafe bashkë me kryetarin Ferit Idrizi dhe kandidatët për deputetë nga qyteti ynë. Vushtrria ka mundësinë të zgjedhë përfaqësues që do të merren me kërkesat dhe shqetësimet e këtij qyteti. Këdo që ta zgjidhni, do të keni një përfaqësim dinjitoz”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof. Dr. Fejzulla BERISHA Populizmi dhe kriza e qeverisjes…