70 të rinj të Gjilanit do të përfitojnë trajnime pa pagesë në fushën e IT-së

07 shtator 2022 | 09:41

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Beetroot Academy Kosovo nëpërmjet të cilit 70 të rinj do të përfitojnë trajnime pa pagesë në fushën e IT-së.

“Ashtu siç jemi zotuar për përkrahje të veçantë të projekteve, programeve e aktiviteteve rinore, sot, me Beetroot Academy Kosovo nënshkruam memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve të komunës së Gjilanit në fushën e IT-së, fushë kjo me interes të përbashkët që krijon mundësi pune dhe rritje të njohurive”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Përmes këtij bashkëpunimi, akademia Beetroot do të trajnojë 70 të rinj te rajonit të Gjilanit pa pagesë përmes trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë tanë të krijojnë e zhvillojnë karrierën e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka treguar se sa…