8-vjeçarit i vinte turp, i ati bën një tatuazh shenjën e lindjes së djalit

15 dhjetor 2020 | 23:59

Derek Prue nga Kanadaja bëri një tatuazh që përputhej me shenjën e lindjes së djalit të tij 8-vjeçar.

Djali i tij kishte turp nga shenja dhe refuzonte ta hiqte bluzën kur shkontë në plazh apo në pishina dhe për këtë arsye vendosi të bënte tatuazh një shenjë të njëjtë.

“Ishte gjithmonë krenar për shenjën e tij të lindjes, por më pas pashë që mundohej ta mbulonte atë. Mendoj se ndoshta është pak i vetëdijshëm për këtë por unë doja të bëja të njëjtën gjë që ai të mos ishte i vetmi.” u shpreh ai.

Djali i tij nuk ishte në dijeni se çfarë po bënte babai derisa shkuan së bashku në një pishinë. “I tregova se kisha të njëjtën shenjë me të. Është diçka që ndikoi vërtet në jetën e tij, duke i dhënë më shumë besim, duke e lënë të kuptojë se nuk ishte personi i vetëm me këtë shenjë të madhe.”, shtoi ai. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid arriti të fitojë me shumë vështirësi ndaj Athletic…