80 pacientë me Covid po marrin trajtim mjekësor

21 janar 2022 | 09:26

Në bazë të raporteve të datës 21 janar 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, të spitalizuar janë 120 pacientë, prej tyre 80 të konfirmura me Covid-19 pozitivë dhe 40 të tjerë post- Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 48 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë me maskë oksigjeni dhe 1 pacient i intubuar.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 30 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 8 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 8 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në janarin e 2020-s, anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, ka…