80 për qind e rasteve të fundit me Covid në Kosovë i takojnë variantit ‘Delta’

30 korrik 2021 | 13:48

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se nga të dhënat e fundit del se varianti Delta i koronavirusit është mbizotërues në Kosovë.

Ai gjatë një konferencë për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të izolanteve të fundit të koronavirusit janë të variantit ‘Delta’.

“Para tre katër muajsh, varianti Alfa ose ai britanik ishte në 98 për qind të rasteve, tani është vetëm 7-8 për qind të izolanteve, ndërsa nuk gjen izolante të variantit të Afrikës së Jugut ose Brazilian”, ka treguar ai.

Sipas Jakupit, tashmë ka ndryshuar situata, duke qenë mbizotërues varianti ‘Delta’ në javët e fundit. “80 deri në 90 të izolanteve të koronavirusit janë të variantit ‘Delta’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Los Angeles Lakers dhe Washington Wizards kanë arritur një marrëveshje…