Do të shkëmbehen Westbrook dhe Kuzma

30 korrik 2021 | 13:43

Los Angeles Lakers dhe Washington Wizards kanë arritur një marrëveshje për shkëmbim të basketbollistëve.

Sipas gazetarit të “ESPN”, Adrian Wojnarowski, Los Angeles Lakers dhe Washington Wizards kanë arritur marrëveshje për të shkëmbyer basketbollistët, Russell Westbrook dhe Kyle Kuzma. Wojnarowski sugjeron që shkëmbimi do të bëhet në raundin e dytë të draftit ndërmjet LA Lakers dhe Washington Wizards.

Ai do të bëhet MVP-ja i shtatë në histori të Lakers që transferohet, pas LeBron James, Steve Nash, Karl Malone, Bob McAdoo, Kareem Abdul-Jabbar dhe Wilt Chamberlain. Westbrook ka një mesatare prej 22.2 pikësh, 11.7 asistime dhe 11.5 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nderuar sot me medalje…