827 qytetarë me sëmundje kronike janë vaksinuar kundër Covidit në Kosovë

18 prill 2021 | 16:39

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të dielën deri në mesditë janë vaksinuar 103 të moshuar me sëmundje kronike.

Koordinatori i kësaj qendre, Niman Bardhi, ka bërë me dije se për tri ditë janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike, ndërsa gjithsej janë vaksinuar 1 180 të moshuar.

“Sot është dita e tretë sa i përket personave me sëmundje kronike të grupmoshës 75 deri në 79 vjeç dhe deri në këto momente që po flasim kemi të vaksinuar 103 persona. Pra për dallim nga dy ditët e mëparshme kemi pasur numër më të madh të njerëzve, por nga data 8 kur kemi filluar me grupmoshën mbi 85, 60 dhe 75 vjeç kemi 2 035 persona të vaksinuar. Nëse i referohemi vetëm pjesës së sëmurave kronikë kemi 827 persona të vaksinuar, ndërsa nëse i referohemi të moshuarve deri më tani kemi pasur 1 180 persona të vaksinuar”, ka thënë Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kosovës, Milot Rashica që shënoi ndaj Borussia Dortmundit…