85 të vdekur nga Covidi në Kroaci

17 dhjetor 2020 | 22:05

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 85 viktima dhe 3 918 raste të reja me Covid-19.

“Që nga 25 shkurti 2020, kur u regjistrua rasti i parë me Covid-19 në Kroaci, janë shënuar 186 963 raste infektimi, nga të cilët 2 955 kanë humbur jetën. Gjithsej 161 563 janë shëruar, nga të cilët 3 790 në 24 orët e fundit”, ka thënë Selia e Mbrojtjes Civile, raporton ATSh.

Numri i rasteve aktive në Kroaci sot është gjithsej 22 445. Midis tyre, 2 943 pacientë janë në spital, nga të cilët 287 janë në ventilatorë. Aktualisht, në vetëkarantinim janë 55 777 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar për 18236 raste të…