85 viktima dhe mbi tetë mijë raste të reja me Covid-19 në Francë

29 shtator 2020 | 23:01

Franca regjistroi një rritje të mprehtë të numrit të njerëzve të infektuar me coronavirus krahasuar me të hënën.

Autoritetet shëndetësore franceze kanë raportuar 8,051 raste të këtij infeksioni në 24 orët e fundit.

Kjo është pothuajse dy herë më shumë sesa të hënën, kur u raportuan 4,070 raste të reja të coronavirusit.

Në 24 orët e kaluara, 85 persona të tjerë vdiqën si rezultat i virusit, i cili e çoi numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31,893. Ndryshe, deri më tani 550,690 njerëz janë infektuar me coronavirus në shtetin e Francës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditë më parë, në zyrat e OVL të UÇK-së hetuesit…