86-shja e PDK-së, Adrijana Latifi, një grua me energji pozitive, në garë për deputete
Kandidate për deputete në Parlamentin e Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, është edhe një grua e fuqishme nga Gjilani, Adrijana Latifi. Ajo garon me numrin 86 në listëne PDK-së.
“Pas më shumë se 20 viteve pervojë menaxheriale dhe shërbim në Administratën Tatimore të Kosovës, kam marrë vendimin që energjinë, profesionalizmin dhe perkushtimin tim t’ia dedikoj një misioni të ri – shërbimit ndaj qytetarëve të vendit, përmes PDK-së së Kosovës”, thotë Adrijana Latifi.
Ajo është e vetëdijshme për sfidën, po edhe e vendosur për t`ia dalë me sukses.
“Me shumë krenari dhe pergjegjësi pranoj kete sfide, duke besuar se së bashku mund t’i sjellim vendit tonë zhvillim, dinjitet dhe drejtësi” – shprehet Adrijana.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin!
PDK – 130
Adrijana Latifi-86




