880 këpucë të varura në mur, një palë për çdo grua të vrarë nga burri

25 tetor 2019 | 22:13

Një palë këpucë për çdo grua të vrarë nga partneri i saj në 2018-ën në Turqi, Artisti Vahit Tuna i vari në muret e jashtme të një ndërtese në zemër të Stambollit, duke mbushur një hapësirë​​prej 260 metrash me 440 palë këpucë me taka.

Ideja e përdorimit të këpucëve vjen nga një traditë e lashtë turke: kur dikush vdes, anëtarët e familjes i vendosin ato para derës së shtëpisë së tij. Në vend të kësaj, u përdor një tjetër temë, ajo e vrasjes së grave dhe kjo u realizua përmes numrave: vetëm në muajin gusht, këtë vit, 49 gra u vranë nga burrat ose shoqëruesit e tyre, dhe rastet janë në rritje.

Këpucët, të zeza dhe të larta, simbol i sfidës dhe pavarësisë, do të qëndrojnë të varura për gjashtë muaj, kështu që të gjithë kalimtarët do të shpenzojnë të paktën disa sekonda duke menduar për këtë temë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas bërjes publike të pasaktësive rreth përkthimit të ekspertizës së…