
Hamiti ironizon me vizitën e Kurtit në Tetovë: Vizitat e krerëve shtetërorë në komuna nuk i prek regjimi i sanksioneve
12 gusht 2023
| 13:09
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka bërë me dije se vizitat e krerëve shtetërorë të Kosovës në komunat nuk i prek regjimi i sanksioneve ndërkombëtare.
Në profilin e tij në “Facebok”, Hamiti ka shkruar se për shkak të këtyre sanksioneve tani jemi në sezonin e vizitave komunale.
“Vizitat e krerëve shtetërorë të Kosovës në komuna nuk i prek regjimi i sanksioneve ndërkombëtare. Si në komuna të Kosovës ashtu edhe të vendeve fqinje, si në Maqedoni të Veriut. Jemi në stinën e vizitave komunale”, ka shkruar Hamiti.