9 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit në afatin e dytë

17 gusht 2018 | 17:05

Komisioni Shtetëror i Maturës ka mbajtur të premten mbledhjen e radhës, në të cilën është diskutuar rreth përgatitjeve për afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2018.

Anëtarët e Këshillit Shtetëror të Maturës kanë miratuar edhe një dokument me informacione të rëndësishme rreth afatit të gushtit.

Në këtë afat, testit të maturës do t’i nënshtrohen rreth 9000 maturantë, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit të testimit do të angazhohen 600 administrues dhe 70 komisionarë (kryetarë të Qendrave Testuese)
Paraqitja e provimit të maturës ka filluar dhe afati është i hapur deri më 24 gusht 2018.

Po ashtu edhe grumbullimi i shënimeve për nxënës, shkolla dhe komuna ka filluar dhe lista përfundimtare e administruesve dhe Qendrave Testuese do të përfundojnë deri më 24 gusht 2018.

Pjesa e parë e tetit të maturës do të organizohet më 28 gusht, kurse pjesa e dytë e testit më 1 shtator, ndërkaq publikimi i rezultateve do të bëhet më 10 shtator.

Po ashtu Komisioni Shtetëror i Maturës ka bërë me dije se afati i ankesave do të jetë nga 11 deri më 13 shtator 2018, ndërsa rezultatet e ankesave do të bëhen të ditura një ditë më vonë, pra më 14 shtator 2018.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tre ish-zyrtarëve…