936 000 të infektuar e 47 000 të vdekur nga COVID-i

02 prill 2020 | 08:26

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rritjen e infeksioneve nga koronavirusi. Infeksionet me COVID janë afër shifrës një milion pasi “rritje gati eksponenciale” panë rastet më shumë se dyfish në javën e kaluar.

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi për rritjen e infeksioneve, pasi raste të reja arritën pothuajse në çdo vend dhe territor në të gjithë botën, raporton “The Guardian”. “Ndërsa hyjmë në muajin e katërt që nga fillimi i pandemisë COVID 19, unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infeksionit”, tha Tedros.

“Gjatë pesë javëve të kaluara ne kemi parë një rritje gati eksponenciale të numrit të rasteve të reja, duke arritur pothuajse në çdo vend”, shtoi ai. “Numri i vdekjeve është dyfishuar në javën e kaluar. Në ditët e ardhshme do të arrijmë në një milion raste të konfirmuara dhe 50 000 vdekje”, tregoi  ai.

Numri i përgjithshëm i rasteve të enjten ishte pak nën 936 000, me më shumë se 47 000 vdekje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillim nga data 13 mars në Kosovë u konfirmuan…