Sot testohen personat e Qendrës së Studentëve

02 prill 2020 | 08:21

Me fillim nga data 13 mars në Kosovë u konfirmuan rastet e para të të infektuarve me COVID. Si pasojë e kësaj, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash në mënyrë që ta parandalojë përhapjen sa më të madhe të këtij virusi. Ndër vendimet e marra nga qeveria ishte edhe vendosja e qytetarëve të kthyer nga vendet e huaja në karantinë, masë kjo që shumë prej vendeve të huaja nuk e kanë aplikuar. Vendosja e tyre në karantinë te Qendra Studentore në Prishtinë nisi më 19 mars, kurse deri më tani aty janë vendosur 493 persona. Me rekomandim të bërë nga mjekët e Mjekësisë Familjare, te konviktet e studentëve janë dërguar për vetizolim 53 persona, në QKUK janë transferuar dy persona, prej të cilëve njëri ka rezultuar pozitiv me COVID, duke vazhduar kështu trajtimin në Klinikën Infektive.

Tani për tani në karantinë janë 438 persona, ndërsa prej sot pritet të fillojë testimi i atyre që kanë kaluar më shumë se 14 ditë në karantinë dhe fillon largimi i tyre prej aty. “Deri të shtunën duhet të testohen 145 raste. Ata do të lëshohen në shtëpi në vetizolim edhe 14 ditë të tjera. E gjithë kjo punë është realizuar nga Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga MSh, e përkrahur nga shumë ministri të qeverisë. Menaxhimi i gjithë këtyre njerëzve do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të stafit të Qendrës së Studentëve,Policisë së Kosovës, ekipeve mjekësore të Mjekësisë Familjare, ekipeve të palodhshne të IKShPK-së dhe një numri të madh të vullnetarëve. #rriNshpi#mbrojeveten#mbrojfamiljen#mbrojpopullin”, thuhet më tutje në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe qyteti i Kamenicës, si shumë komuna të Kosovës, është…