Një foshnje pesëmuajshe nga Kamenica e infektuar me COVID

02 prill 2020 | 08:17

Edhe qyteti i Kamenicës, si shumë komuna të Kosovës, është prekur me koronavirus. Një person i ardhur me koronavirus nga Gjermania në fshatin Topanicë të Kamenicës ka gati më shumë se një jave që ka dalë pozitiv në testet me COVID. Ai ka infektuar edhe 11 persona të tjerë në fshatin Topanicë, shumica e tyre të rinj, përjashtuar një person në moshë të shtyrë.

Në këtë familje është infektuar edhe një foshnje pesëmuajshe, ka treguar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati. “Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me COVID”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Michael Ryan, ka…