96 raste aktive me Covid në Gjilan

10 shkurt 2021 | 11:01

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin ditor të përballjes me pandeminë.

Ismajli ka bërë me dije se numri i rasteve aktive në Gjilan ka rënë në 96, duke u bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’iu përmbahen rregullave kundër përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: nga 10 020 mostra, 3 511 kanë rezultuar pozitivë, 3 307 janë shëruar, 108 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 96 raste janë aktive, të hospitalizuar dhe të konfirmuar me Covid-19 janë 12 persona dhe 178 mostra në pritje për rezultat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të shpëtuar sa më shumë, shteti shpenzon çdo ditë…