99 aktakuza për 24 orë

03 dhjetor 2019 | 11:12

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 99 aktakuza kundër 120 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 20 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona në fshatin…