Nis rigjykimi për korrupsion ndaj ish-kryeministrit të Kroacisë

23 tetor 2018 | 18:14

Në Kroaci ka nisur rigjykimi ndaj ish-kryeministrit të vendit Ivo Sander. Në fillim të seancës gjyqësore ai është deklaruar i pafajshëm.

Sander është duke u akuzuar se ka pranuar ryshfet nga kompania hungareze “MOL”, në këmbim që kjo kompani të bëhet aksionari më i madh në firmën kroate për energji “INA”, raporton “Reuters”.

Më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kroacisë kishte urdhëruar që dy raste për korrupsion ndaj Sander të kthehen në rigjykim, pasi kishte gjetur se ka pasur gabime procedurale në gjykimet e para.

Sander ishte dënuar me tetë vjet e gjysmë burgim në rastin e parë gjyqësor të mbajtur më 2014. I akuzuari tjetër, shefi ekzekutiv i kompanisë “MOL”, Tsolt Hernadi, është gjykuar në mungesë, pasi Hungaria ka refuzuar të respektojë arrestin ndërkombëtar të lëshuar për të.

“I pafajshëm”,ka thënë Sanader para gjykatës. Hernadi dhe “MOL” po ashtu mohojnë akuzat.

Sanader ka qenë kryeministër i Kroacisë nga viti 2003 deri më 2009.

Rigjykimi tjetër ndaj Sanader ka përfunduar të hënën, ku gjykata e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, për shkak se ka marr ryshfet nga banka austriake, “Hypo Aple” “Adria Bank”, në kohën sa ka qenë ministër i Jashtëm në fillim të viteve të ’90.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri pikët e marra në ndeshjen ndaj Feronikelit në fundjavë…