Ismaili: Le ta provojmë Kurtin si ministër, meqë si kryeministër nuk diti

08 prill 2025 | 12:02

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se pas katër vitesh në krye të qeverisë Kosova ka stangim, prapakthim, arrogancë dhe përçarje.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se le ta provojmë Albin Kurtin si ministër, meqë si kryeministër nuk mundi, nuk deshi dhe nuk diti.

“Le ta provojmë Albin Kurtin si ministër, meqë si kryeministër nuk mundi, nuk deshi, nuk diti. Pas katër vitesh në krye të qeverisë kemi stagnim, prapakthim, arrogancë dhe përçarje. Fakti që ai nuk u dëshmua i duhuri për të udhëhequr nga maja, s’do të thotë se duhet të përjashtohet tërësisht nga skena politike, pa e provuar edhe si ministër, apo si zëvendës ministër. Pse të mos kontribuojë z. Kurti në një fushë ku ka kualifikim dhe vizion? Shpesh, kontributi jepet edhe nga puna konkrete brenda një ekipi. Pse mos ta provojë veten nga një rol më praktik. Disa leksione do t’i ketë nxjerrë deri tani, uroj. U bë skllotë, përsëri”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur në…