13 persona gjenden të vdekur brenda një miniere në Peru
05 maj 2025
| 08:40
13 minatorë janë gjetur të vdekur brenda një miniere në Peru pasi u rrëmbyen disa ditë më parë.
Ata po punonin në një minierë ari në pronësi të kompanisë peruane të minierave “Poderosa”, e cila është e vendosur në provincën Pataz, në veri të kryeqytetit Lima, shkruan BBC.
Viktimat u rrëmbyen nga një bandë kriminale që po përpiqej të merrte kontrollin e minierës.
Banda i mbante peng brenda një boshti të minierës. Për një javë ata u dërguan mesazhe kërcënuese të afërmve të minatorëve.
Vitet e fundit ka pasur një rritje të kriminelëve që sulmojnë minierat në vend.



