PS-ja dërgon në Kuvend 83 deputetë, PD-ja 50 dhe partitë tjera 7 deputetë
14 maj 2025
| 15:24
Me mbarimin e numërimit të votës brenda vendit, ka marrë jetë edhe konfigurimi për Kuvendin e ri të Shqipërisë, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
PS-ja do të dërgojë këtë herë në Kuvend 83 deputetë, ndërsa PD-ja me koalicionin “Shqipëria Madhështore”, kanë zbritur ne 50 deputetë.
Forcë e tretë në rang kombëtar është renditur PSD-ja e Tom Doshit, e cilat në Kuvendin e ri do të ketë 3 deputetë, e ndjekur nga “Mundësia” e Agron Shehajt me 2 mandate.
Nga një karrige kanë siguruar edhe Nisma Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Bashkë e Arlind Qorit.



